Kryetari i Odës Ekonomike: Fluidi është një rrugëtim i suksesit

IMG 20260506 WA0008

Drejtori i kompanisë Fluidi Group L.L.C, Berat Mustafa, ka prit në vizitë kryetarin e Odës Ekonomike të Kosovës Lulëzim Rafuna, të cilin e ka informuar pë ecurinë e punës dhe sfidat me të cilat përballen.

Ai ka parë nga afër ecurinë e prodhimit në fabrikën e vajit e margarinës Floil, Rapsol, pijeve të gazuara Fluidi dhe atyre energjike Daubel Force.

Berat Muftafa e informoi se prodhimet e tyre mbulojnë mjaftueshë tregun vendës dhe po eksportohen ne vende jo vetëm të rajonit, por edhe në Evropë, Afrikë e më larg.

Drejtori i kompanisë Fluidi Group L.L.C, Berat Mustafa, tregon se e kanë tregun kryesor Shqipërinë, Ballkanin Perëndimor, Evropën dhe Afrikën.

Sipas tij prodhimet janë të cilësisë së lartë, më të mirat e më të lirat.

Berat Mustafa, tha se prioritet duhet të jetë ndalja e importit dhe qarkullimi i parasë në tregun e brendshëm e cila po mungon dhe mos të eksportohen para jashtë vendit.

Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës Lulëzim Rafuna, tha Fluidi Group L.L.C, është një histori që shkon përtej produkteve: vizion, qëndrueshmëri dhe besim i ndërtuar ndër vite.
“Fluidi Group L.L.C. është një rrugëtim i suksesit, i bazuar në punë, cilësi dhe përkushtim të vazhdueshëm”, tha Rafuna.

Kryetari i OEK-ut, theksoi se qëllim strategjik e kanë zhvillimin e prodhimeve vendëse dhe që ato të njihen ndërkombëtarisht.

“Kemi arritur që prodhimet tona ta kenë barkodin ndërkombëtar dhe tani vaji Floil që është ambasador i Kosovës në Afrikë eksportohet me barkodin e Kosovës GS1 381.

Ai premtoi se shumë shpejt do të ketë edhe shërbime tjera të cilat do t’ia rrisin vlerën prodhimeve kosovare.

The New Mediteran Hotel - Villa Edition (Ulqin)
Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Related Posts