Kosova, me zhvillime më të brishta industriale

auto Fabrika Fason 11631778046056

Vendet e Ballkanit Perëndimor po përpiqen të kalojnë nga industritë tradicionale drejt modelit “Green” dhe “Digital”, por nga ana tjetër mungojnë standardet dhe investimet në rritjen e aftësive të fuqisë punëtore referon një studim i Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal (RCC) “Ndjekja dhe Vlerësimi i Performancës Industriale dhe Ndikimit të Politikave në Gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor”.

Studimi vlerëson se performanca industriale në gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor (WB6) nuk është uniforme.

Kosova, Shqipëria dhe Bosnja dhe paraqiten me zhvillime më të brishta, ndërsa Mali i Zi ka një bazë më të ngushtë të sektorit të industrisë në ekonomi.

Derisa Serbia dhe Maqedonia e Veriut janë më të përparuara.

Raporti i RCC vëren se industria zë 13 për qind të ekonomisë së Kosovës. Mirëpo sektori ka përqendrim të lartë në pak produkte, teksa është lider në Rajon në zhvillimin e industrisë agropërpunuese. Midis ekonomive të Rajonit, Kosova ka industri me efikasitet të lartë të energjisë, ku për çdo toe (ekuivalent ton nafte) energji të përdorur, ato gjenerojnë afërsisht 4,000 dollarë Vlerë të Shtuar në Prodhim (MVA).

Industria e Kosovës ka integrimin më të ulët jashtë Rajonit. Kosova pozicionohet si një ekonomi me rritje dinamike por me një bazë industriale ende të brishtë. Ajo mbetet pas Serbisë dhe Maqedonisë së Veriut, Bosnjës dhe Shqipërisë për sa i përket vëllimit prodhues dhe eksporteve industriale, por tregon potencial të lartë në sektorët e shërbimeve të lidhura me industrinë dhe në adoptimin e politikave të reja rajonale.

The New Mediteran Hotel - Villa Edition (Ulqin)
Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Related Posts