Përdorimi i inteligjencës artificiale gjeneruese po përhapet me ritme të ndryshme në Europë, por Kosova po shfaqet si ndër vendet më aktive në adoptimin e kësaj teknologjie në rajon dhe më gjerë.
Sipas të dhënave të Anketës Europiane për Kushtet e Punës, publikuar në fund të muajit prill, rreth 12% e punonjësve në Bashkimin Europian përdorin IA gjeneruese në punën e tyre.
Megjithatë, grafiku i publikuar tregon se disa vende jashtë bllokut, përfshirë Kosovën, renditet mbi këtë mesatare, duke u afruar me nivelet e vendeve më të zhvilluara.
Kosova renditet e shtata në Europë, me 20% të punonjësve që përdorin IA gjeneruese, pas Luksemburgut (25%), Zvicrës (24%), Suedisë (21%), Norvegjisë (21%), Belgjikës (20%), Danimarkës po me 20%.
