Kanë nisur përgatitjet për pritjen e turistëve në Ulqin, në prag të festës së 1 Majit, periudhë kur mijëra vizitorë nga Kosova, rajoni dhe diaspora zgjedhin qytetin bregdetar për pushime dhe argëtim.
Edhe këtë vit, Ulqini pritet të jetë një nga destinacionet më të frekuentuara për festat e pranverës.
Një ndër destinacionet kryesore për këtë periudhë do të jetë The New Hotel Mediteran “Villa Edition”, i cili këtë sezon vjen me koncept të ri, ambiente të rinovuara dhe ofertë të veçantë për mysafirët që zgjedhin të kalojnë 1 Majin në Ulqin.
Në panairin e turizmit të mbajtur në Prishtinë, është prezantuar oferta turistike për sezonin 2026, ku interesim të madh ka zgjuar edhe prezantimi i The New Hotel Mediteran “Villa Edition”, si një nga zgjedhjet më atraktive për pushuesit nga Kosova.
Msc. Suzana Muja, përfaqësuese e brendit The New Hotel Mediteran “Villa Edition”, tha se përgatitjet janë drejt finalizimit dhe se interesimi për rezervime është shumë i lartë.
“Ne kemi bashkëpunim të ngushtë me agjencitë më të mëdha në Kosovë, me të cilat jemi në kontakt të vazhdueshëm dhe po përgatisim paketa të shumta që do të jenë në treg për sezonin veror. Po ashtu, kemi edhe klientë që na kontaktojnë drejtpërdrejt, pasi janë mysafirë të rregullt. Prandaj, ju ftojmë të ndiqni rrjetet tona sociale për paketat më të reja. Për festën e 1 Majit kemi përgatitur oferta speciale, me akomodim cilësor dhe atmosferë të veçantë për të gjithë mysafirët tanë”, tha Muja.
Sipas saj, hoteli këtë vit sjell standarde të reja në shërbim, komoditet dhe mikpritje, duke synuar të jetë zgjedhja numër një për vizitorët që kërkojnë pushim cilësor në Ulqin.
The New Hotel Mediteran “Villa Edition”, i vendosur në Plazhin e Vogël të Ulqinit, ofron dhoma moderne, ushqim cilësor, staf profesional dhe lokacion ideal, vetëm pak minuta larg shëtitores së njohur të qytetit dhe pranë zonave kryesore turistike.
Me ofertën e re, lokacionin atraktiv dhe traditën e mikpritjes, The New Hotel Mediteran “Villa Edition” pritet të jetë një nga destinacionet më të kërkuara për festën e 1 Majit në Ulqin.
