Nëna e argjentinases që u vra në Fushë Kosovë: Clara e mori drejtësinë, faleminderit Kosovë

850x600 IMG 39281771492482

Gjykata Themelore në Prishtinë ka shpallur aktgjykim dënues ndaj Endrit Nikës, duke e dënuar me 18 vjet burgim lidhur me akuzën për vrasjen e shtetases argjentinase (të dashurës së tij) në Fushë Kosovë më 2023.

Aktgjykimi i shpall të enjten në Gjykatën Themelore në Prishtinë.

në sallën e gjyqit ishte dhe familja e argjentinases së vrarë.

Magdalena Urdangaray, nëna e Maria Clara Urdangaray,  pas shpalljes së aktgjykimit ka thënë se vajza e saj e mori drejtësinë dhe për këtë falënderoi institucionet e drejtësisë së Kosovës.

“Ne kemi besuar gjithmonë në drejtësinë e Kosovës. E vlerësojmë shumë punën e Prokurorisë që gjithmonë është përkushtuar ta tregojë të vërtetën. Sot e ka dëshmuar, me të gjitha provat gjithmonë e ka mbështetur të vërtetën. Klara e ka marrë drejtësinë”, ka thënë ajo para mediave.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Related Posts