Më jep 100 mijë euro ose do të publikoj video intime’/ Arrestohet shtetasi nga Kosova pasi…

auto policia Librazhd 11770549303

37-vjeçari Hasan Loku nga Kosova është arrestuar për veprën penale të kanosjes.

Mësohet se i arrestuari i ka kërkuar një shumë prej 100 mijë eurosh një 26-vjeçareje me banim në Tiranë, që të mos i publikonte në rrjetet sociale video dhe foto me përmbajtje intime.

Menjëherë pas indicjes se një shtetas kanoste nëpërmjet thirrjeve/mesazheve në një platformë një 26-vjeçare, që t’i jepte 100 000 euro, për të mos i publikuar në rrjete sociale, foto/video me përmbajtje intime, specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve ndaj Pronës organizuan punën dhe në kuadër të operacionit “Privatësia”, kapën dhe u vunë në pranga autorin e dyshuar të rastit, shtetasin kosovar H. L, 37 vjeç, banues në Kosovë.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë””, thuhet në njoftimin e policisë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Related Posts