Kosova ka mbi 164 mijë pensionistë

image 1

Në bazë të dhënave nga Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK), ka një rritje të konsiderueshme të numrit të familjeve që marrin përkrahje financiare për fëmijët me aftësi të kufizuara, duke shënuar një rritje prej 11,9% në krahasim vjetor.

Në muajin tetor 2025, krahasuar me muajin tetor 2024, kishte rënie të numrit të përfituesve nga: skema për pensionet invalidore (-26,8%); skema për pensionet e Trepçës (-20,6%); skema për pensionet familjare (-11,2%); skema e ndihmës sociale (-10,9%); skema për familjet e dëshmorëve dhe invalidët e luftës (-1,8%); skema e pensioneve kontribut-paguesve të moshës (-1,7%).

Në muajin tetor 2025, krahasuar me muajin tetor 2024 kishte rritje të numrit të përfituesve nga: skema për përkrahje financiare familjeve që kanë fëmijë me aftësi të kufizuara (11,9%); skema për Pensionet Paraplegjike dhe Tetraplegjike (11,6%); skema e pensioneve të Forcës së Sigurisë së Kosovës (8,0%); skema e pensioneve bazike të moshës (7,1%); skema e kompensimit për punëtorët e arsimit që punuan gjatë vitit shkollor 1990/91 deri në vitin shkollor 1998/99 (5,0%); skema e pensioneve për personat me aftësi të kufizuara (3,6%); skema e kompensimeve për personat e verbër (0,4%); skema e pensioneve të Trupave Mbrojtëse të Kosovës (TMK) (1,2%); skema për veteranët e luftës (0,4%).

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Related Posts