,

Konferencë ndërkombëtare për shëndetin mendor të fëmijëve, të rinjve dhe vullnetarizmi edukativ

Është mbajt konferenca ndërkombëtare mbi shëndetin mendor të fëmijëve dhe të rinjve në vullnetarizëm edukativ, dhe çmimet e vullnetarizmit të vitit.

Drejtoresha ekzekutive e organizatës TOKA, Hatixhe Zeka, tha se është me rëndësi krijimit i mundësive të barabarta për fëmijët dhe të rinjtë, veçanërisht për ata që jetojnë në zona rurale.

Sipas saj shpesh ata nuk kanë qasje në mundësitë që u ofrohen bashkëmoshatarëve të tyre në qytete.

Ndërsa Raffaella Della Porta, nga Agjencia Ekzekutive Evropiane për Arsim dhe Kulturë (EACEA), tha se përmes tij janë realizuar hulumtime mbi shëndetin mendor dhe mirëqenien e fëmijëve, ndërsa janë zhvilluar edhe mjete konkrete që edukatorët mund t’i përdorin për t’i ndihmuar të rinjtë të shprehin shqetësimet dhe nevojat e tyre.

Edhe prof. Dr. Aliriza Arenliu, drejtor i Institutit të Psikologjisë në Universitetin e Prishtinës, prezantoi çështje që dalin nga hulumtimi mbi shëndetin mendor të fëmijëve në Kosovë dhe Rumani, duke u fokusuar në dallimet mes fëmijëve që jetojnë në zona rurale dhe atyre në zona urbane.

Ky aktivitet është realizuar në kuadër të projektit EMEL – Engaged Minds, Empowered Lives (Mendje të Angazhuara, Jetë të Fuqizuara).

Konferenca vazhdon edhe të nartën.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *