KFOR paralajmëron prani të shtuar ushtarake në Vrellë, zhvillohet ushtrimi “Golden Sabre”

KFOR-i ka paralajmëruar zhvillimin e një ushtrimi të përbashkët ushtarak në Kampin Vrella, në kuadër të aktiviteteve të tij të vazhdueshme trajnuese.

Ushtrimi, i koduar “Golden Sabre”, do të zhvillohet gjatë ditëve në vijim dhe do të përfshijë pjesëmarrjen e disa institucioneve të sigurisë në Kosovë.

Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës, në këtë aktivitet do të marrin pjesë KFOR-i, Policia e Kosovës, Misioni i Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit (EULEX) dhe Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK).

Për shkak të ushtrimit, banorët e zonës përreth Kampit Vrella mund të vërejnë prani të shtuar të personelit ushtarak dhe automjeteve gjatë ditëve të ardhshme.

Qëllimi i aktivitetit është përmirësimi i koordinimit dhe bashkëpunimit ndërmjet institucioneve pjesëmarrëse, si dhe forcimi i aftësisë së tyre për të vepruar së bashku në situata të ndryshme të sigurisë.

Policia ka sqaruar se bëhet fjalë për një aktivitet të planifikuar dhe u ka bërë thirrje qytetarëve për mirëkuptim dhe bashkëpunim gjatë zhvillimit të tij. 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *