Me shfaqjen ‘Shtëpia pa dritare’, nga Teatri i Tetovës, është mbyllur edicioni XXI i Festivalit të Komedisë Shiqptare në Shtëpinë e Kulturës „Abdullah Krashnica“.
Drejtori, Naser Nuredini e ka vlerësuar festovalin shumë të suksesshëm dhe madhështor.
Shfaqja ishte një vepër plotë humor, por edhe reflektim për realitetin që na rrethon.
Shfaqja “Shtëpia pa dritare”, trajton tema të ndjeshme dhe aktuale, duke sjellë para publikut një rrëfim të fuqishëm artistik, i cili synon të nxisë reflektim dhe diskutim.
Komedia erdhi me regji dhe skenar të Saimir Gongos dhe asistete të regjisë Sheqerie Ilazi.
Skenorgrafia nga Bige Kocishta, për kostumet u përkujdes Azra Mehmedi ndërsa për muzikën Blerim Qamili.
Në skenë luajnë aktorët: Muzafer Etemi, Merita Limani, Petrit Neziri, Elmir Sejfullai, Sheqerije Ilazi, Arta Zejneli, Hasim Memishi, Sami Mustafa, Vullnet Kuçi, Bekim Jahiu dhe Arlind Selimi.


Leave a Reply