Dogana konfiskon rreth 120 mijë euro ar në Prishtinë, në një argjendari gjenden edhe 5 kilogramë pa vula

ealizuara në disa argjendari në Prishtinë. Aksioni është zhvilluar në kuadër të aktiviteteve për luftimin e kontrabandës, tregtisë së paligjshme dhe mbrojtjen e tregut.

Sipas njoftimit të Doganës, gjatë kontrolleve në tri argjendari është zbuluar dhe konfiskuar një sasi prej 952.54 gramësh ari të përpunuar, vlera e së cilës vlerësohet rreth 120 mijë euro. Për këtë sasi janë ndërmarrë veprimet përkatëse në përputhje me legjislacionin doganor në fuqi.

Një tjetër rast është evidentuar në njërën prej argjendarive të kontrolluara, ku inspektorët kanë gjetur rreth pesë kilogramë ar pa shenjat dhe vulat përkatëse të kontrollit dhe shenjëzimit.

Për këtë rast, Dogana ka kërkuar asistencën e Inspektoratit kompetent të Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë (MINT). Inspektorët kanë marrë përsipër verifikimin e sasisë së identifikuar dhe procedurat për shenjëzimin e arit, në përputhje me dispozitat ligjore.

Nga Dogana e Kosovës është bërë e ditur se kontrollet e tilla do të vazhdojnë edhe në periudhën e ardhshme, me qëllim të parandalimit të tregtisë së paligjshme të metaleve të çmuara, mbrojtjes së konsumatorëve dhe sigurimit të konkurrencës së drejtë në treg.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *