kryeministrit në kryeqytetin irlandez. Gjatë protestës janë dëgjuar thirrje kundër qeverisjes së tij, përfshirë kërkesa për dorëheqje dhe slogane si “Rama ik” dhe “Shqipëria nuk është në shitje”.
Vizita e Ramës në Dublin zhvillohet në kuadër të takimeve të nivelit evropian dhe lidhet me marrëdhëniet Shqipëri–Bashkimi Evropian, si dhe diskutimet për procesin e integrimit evropian të vendit.
Protesta në Irlandë vjen në një kohë kur në Shqipëri po vazhdojnë organizimet kundër qeverisë. Sipas raportimeve mediatike, organizatorët kanë paralajmëruar edhe një tubim në Tiranë, ku pritet të marrin pjesë qytetarë dhe studentë nga pjesë të ndryshme të vendit.
Pamjet nga protesta në Dublin kanë qarkulluar në rrjetet sociale dhe kanë tërhequr vëmendje, duke e zhvendosur një pjesë të debatit politik shqiptar edhe jashtë kufijve të vendit.


Leave a Reply