Ushtarët nga kompania hungareze demonstruan, hap pas hapi dhe duke ndjekur një metodologji të plotë, procedura të projektuara për të kapërcyer frikën e flakëve.
Gjatë ushtrimit, vëmendje e veçantë iu kushtua përdorimit të duhur të mburojave, gjë që është thelbësore për të mbrojtur personelin nga lëndimet e shkaktuara nga djegia e lëngjeve ose pajisjeve shpërthyese.
Nëpërmjet këtij trajnimi profesional, ushtarët rritën aftësinë e tyre për t’iu përgjigjur me besim dhe efektivitet kërcënimeve që përfshinin pajisje të improvizuara ndezëse, të tilla si kokteje molotovi, si individualisht ashtu edhe si pjesë e një skuadre.
Këto lloj ushtrimesh sigurojnë që KFOR-i të ruajë aftësitë, gatishmërinë dhe fleksibilitetin e kërkuar për të trajtuar një sërë skenarësh të sigurisë.


Leave a Reply