, ,

Drejtoresha Kadriu: Kujdesi për moshën e tretë, është përgjegjësi dhe respekt

Drejtoresha për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale, Mimoza Kadriu, ka vizituar zyrat e Shoqatës së Pensionistëve në Gjilan.

Ajo është prit nga kryetari I pebsionistëve Metush Dubova dhe kryetarja e pennsiojistëvw Gynai Bajrami.

“Pas renovimit të zyrave, kemi përfunduar edhe inventarizimin e hapësirave të dedikuara për pensionistët, duke bërë një hap të rëndësishëm drejt funksionalizimit të tyre”, tha Mimoza Kadriu.

Drehtoria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, tregoi se kështu, po realizohet edhe një premtim i kryetarit të Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, për krijimin e kushteve më të mira për pensionistët tanë.

“Tashmë, edhe aktivi i grave pensioniste dhe pensionistët në përgjithësi do të kenë hapësirat e tyre, ku mund të kalojnë kohën e lirë, të organizojnë aktivitete dhe të ruajnë lidhjet shoqërore”, tha Kadriu.

Drejtoresha shtoi se kujdesi për moshën e tretë nënkupton respekt për përvojën, dinjitetin dhe kontributin e tyre në shoqëri.

“Do të vazhdojmë të angazhohemi që pensionistët tanë të kenë hapësira të përshtatshme dhe mundësi për një jetë aktive e dinjitoze”, tha drejtoresha Kadriu.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *