Pije të importuara nga Serbia e vende tjera dyshohet se po shiteb me deklaracione mashtruese
Asesi nuk kanë të ndalur mashtrimet me pijet e importuara nga vendet e rajonit në vendin tonë.
Praktikat mashtruese në pije të importuara nuk ndalen, ku konsumatorët gënjehen për cilësinë, origjinën ose sigurinë.
Mashtrimet me deklaracionet e produkteve të pijeve të importuara nga Serbia, Maqedonia e vendet tjera janë një shkelje e rëndë ligjore dhe një formë abuzimi që cenon drejtpërdrejt të drejtat e konsumatorëve.
Inkurajojmë qytetarët që kur të blejnë pije nga importet sidomos ato nga Serbia, të shikojnë deklaracionin (etiketat) që duhet të pasqyrojë saktë përbërjen, origjinën, sasinë dhe specifikave të tij.
Burimet tona tregojnë se disa prodhime pijesh nga Serbia, Maqedonia e vende tjera, po mashtrojnë qytetarët e Kosovës.
Ku në deklaracion shkruajnë përbërje e specifications të tjera nga ajo që është. Si psh paraqiten si fruta reale, me përqindje të pakët sheqeri, lëng natyral e përbërje tjetër dhe në fakt janë mashtrime.
Transparenca në etiketim: çfarë kupton konsumatori nga ajo që sheh? Në etiketimin e produkteve ushqimore, komunikimi me konsumatorin duhet të jetë i qartë dhe të krijojë pritshmëri të arsyeshme për përbërjen e produktit.
Në rastin e një pijeje freskuese me shije molle, në pjesën e përparme të ambalazhit paraqiten dukshëm mollët, ndërsa në listën e përbërësve deklarohet 1% lëng molle nga koncentrati. Njëkohësisht, theksohet pretendimi “40% më pak sheqer”.
Këtu lind një çështje me rëndësi për informimin e konsumatorit:
•Komunikimi vizual: Çfarë përshtypjeje krijon paraqitja e frutave në ambalazh?
•Përbërja reale: A e kupton konsumatori qartë përqindjen e lëngut të frutave në produkt?
•Pretendimet ushqyese: A e orienton mesazhi “40% më pak sheqer” vëmendjen drejt një karakteristike të vetme, ndërkohë që përmbajtja e frutave mbetet një informacion po aq i rëndësishëm për t’u shqyrtuar?
Pretendimi për përmbajtje të reduktuar të sheqerit dhe deklarimi i përqindjes së lëngut të frutave informojnë për dy karakteristika të ndryshme të produktit. Prandaj, vlerësimi i tij duhet të marrë parasysh jo vetëm informacionin e shkruar, por edhe përshtypjen e përgjithshme që krijon ambalazhi.
Informimi i mirë i konsumatorit nuk përfundon te një pretendim i theksuar në etiketë. Ai kërkon transparencë për përbërjen dhe komunikim që ndihmon në marrjen e një vendimi të informuar.
Në fund, pyetja mbetet: A përputhet përshtypja që krijon ambalazhi me përbërjen që deklarohet në etiketë?



Leave a Reply