Ambasada e Gjermanisë ka festuar Ditën Gjermane të Unitetit.
Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Rainer Rudolph, tha se ribashkimi i Gjermanisë qëndron për lirinë, paqen dhe shpresën se ndarja mund të tejkalohet.
Kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu, theksoi në fjalimin e saj se ribashkimi gjerman formësoi thellë jo vetëm Gjermaninë, por edhe Evropën e sidomos Kosovën.
“Ishte kënaqësia jonë e madhe të festonim këtë moment historik me mysafirët tanë të shumtë”, tha ambasadori Rainer Rudolph.
Si nder i veçantë Orkestra e Erës së Forcës së Sigurisë së Kosovës performoi Himnet e Kosovës, Gjermanisë dhe Evropês.
Ambasadori gjermaan falëminderoi të gjithë që e bënë festat e mbrëmshme kaq të veçanta.


Leave a Reply