, ,

Futbollistja Leona Maloku, talentja mesfushës që synon të luaj në ekipet e njohura

Futbollistja Leona Maloku nga Gjilani, ka vetëm 16 vjet, por që shpreson të luaj për ekipet ndêrkombëtare

Që nga fëmijëria, ajo tregon se ka pëlqyer futbollin, të cilin e luan me kënaqësi edhe pse sipas saj është tejet i vështirë.

Ajo është pjesë e Klubit të Futbollit të Vajzave Prishtina, ku luan për kadetet dhe bart numrin 18.

Leona Maloku, tregon se ideja për të luajt futboll ishte e saj.

Mesfushorja gjilanase, Leona Maloku me ftesë  zyrtare nga Kombëtarja e Kosovës U17 ka përfaqësuar  Kosovën në Lojërat  Mesdhetare “Taranto 2026” të cilat u mbajtën në Itali këto ditë.

​Paraqitja  e saj  e shkëlqyer në mesfushë ka bërë që përzgjedhësit e Kosovës t’u besojnë një vend në listën përfundimtare për këtë ngjarje madhore sportive.

Në turneun e futbollit për femra, Kosova U17 ishte  në një grup mjaft sfidues: grupi B ku Kosoova luajti me  Italinë, Portugalinë,  Marokun  dhe Slloveninë.

​Vajzat tona dhanë maksimumin dhe lanë gjurmë përballë kundërshtareve të forta evropiane edhe pse pësuan tri humbje dhe një barazim.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *