, ,

Fabrika Flexograf, nisi prodhimin e ambalazheve për tregjet gjermane

Sukseset e fabrikës së vetme në Kosovë e cila merret me flexoprintim, nuk kanë të ndalur dhe ato sa vijnë e rriten.

Tashmë kanë nisur me prodhimin e ambalazheve për tregjet gjermane.

Bujar Mustafa, drejtor i Flexografit, tha se kanë filluar prodhimin e ambalazheve për tregjet gjermane, pas arritjes së marrëveshjes disavjeçare.

“Ky është një hap shumë i rëndësishëm për kompaninë tonë FLEXOGRAF, i arritur falë standardeve tona të larta dhe certifikimit BRC, i cili garanton cilësi dhe siguri në prodhim”, tha Bujar Mustafa.

Drejtori i Flexogrsfit, theksoi se janë shumë të lumtur dhe krenarë për këtë sukses.

Ai falënderon të gjithë partnerët dhe ekipin për besimin dhe angazhimin e dhënë.

“Ky është vetëm fillimi i një bashkëpunimi të suksesshëm dhe afatgjatë”, tha drejtori i fabirkës Flexograf Bujar Mustafa.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *