Kuvendi i Republikës së Kosovës ka mbajtur sot, më 19 nëntor, dy seanca plenare, me një sërë çështjesh të rëndësishme në rend dite, përfshirë Projektbuxhetin për vitin 2027 dhe rishqyrtimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara.
Në vazhdimin e seancës së mëparshme, deputetët kanë pasur në rend dite votimin e dy projekt-rezolutave. Njëra lidhet me gjendjen në sistemin shëndetësor, pas rastit të pacientes me kancer të gjirit që kishte mbetur katër muaj pa terapi, si dhe mungesën e barnave onkologjike. Rezoluta tjetër trajton çështjen e planifikimit, çmimit dhe furnizimit me energji elektrike në Kosovë.
Një tjetër çështje me rëndësi është rishqyrtimi i Ligjit për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar, i cili i është kthyer Kuvendit nga presidentja për rishqyrtim.
Ndërkaq, në seancën e rregullt është paraparë shqyrtimi i parë i Projektligjit për ndarjet buxhetore për vitin 2027. Në rend dite janë edhe Projektligji për Efiçiencën e Energjisë, zgjedhja e anëtarëve të bordit të RTK-së dhe emërime të tjera institucionale.
Seancat e sotme përfshijnë çështje që prekin drejtpërdrejt financat publike, sistemin shëndetësor dhe funksionimin e institucioneve të vendit.


Leave a Reply