, ,

Ambasadori Çobaj priti një nga zërat më të rëndësishëm të letërsisë bashkëkohore malazeze

Me rastin e shënimit të 20-vjetorit të ripërtëritjes së pavarësisë së Malit të Zi, si dhe në nder të festës shtetërore „Dita e Njegoshit“, Ambasada e Malit të Zi në Kosovë, e udhëhequr nga ambasadori Bernard Çobaj, pati kënaqësinë të mirëpresë një nga zërat më të rëndësishëm të letërsisë bashkëkohore malazeze, Balsha Brkoviqin, i cili mbajti një ligjëratë frymëzuese me temën: „Si ta lexojmë sot Njegoshin“

“Kënaqësi e veçantë ishte fakti që ky takim i rëndësishëm kulturor u organizua në bashkëpunim me Kolegjin AAB dhe poetin Lulzim Tafa, fitues i çmimit letrar „Radovan Zogoviq“”, tha ambasadori Çobaj.

Ambasadori i Malit të Zi në Kosovë, tregoi se vizitën e shkrimtarit Balša Brković në Prishtinë, të organizuar në nder të festës shtetërore – Ditës së Njegoshit, e nisën me vizita në institucione të rëndësishme kulturore dhe ekspozita artistike.

Me këtë rast, vizituan ekspozitën „Futurama“ të akademikes Zake Prelvukaj, si dhe ekspozitën e me vepra të përzgjedhura të piktorëve më të shquar të Kosovës, në shoqërinë e akademikut Bardhë Rugova.

Vizituan gjithashtu Bibliotekën „Esad Mekuli“, në kuadër të Bibliotekës Kombëtare „Pjetër Bogdani“.

Sipas ambasadorit Bernrad Çobaj, Esad Mekuli, kryetari i parë i Akademisë së Shkencave dhe të Arteve të Kosovës, ndër të tjera, ka lënë gjurmë të rëndësishme edhe si përkthyes i shkëlqyer i veprave të Njegoshit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *