Është hap edicioni XXI i Festivalit të Komedisë Shiqptare në Shtëpinë e Kulturës „Abdullah Krashnica“, ku para të pranishmëve ka folë drejtori Naser Nuredini.
Ai tregoi pë ecurinë e pesë netëve të festivalit dhe pjesmarrjen nga teatro nga treva të ndryshme shiqptare.
“Festivali “Ditët e Komedisë Shqiptare” – Presheva 2026, në edicionin e tij XXI, vjen si një dëshmi e vazhdimësisë së traditës teatrale, e vlerave artistike dhe e rëndësisë që ka humori në jetën tonë”, tha Naser Nuredini.
Drejtori i Shtëpisë së Kulturës „ ftoi artëdashësit që të bëhen pjesë e këtyre netëve të veçanta, ku skena bashkon artistët dhe publikun, ndërsa e qeshura bëhet gjuhë e përbashkët.
Para artëdashëve u dha shfaqja e parë nga artistët mikëpritës nga Teatri i Preshevë, komedia „Mytma burrin“ me autor : Aldo Nicolaj, regjia: Kastriot Saqipi.
Derisa luajtën: Valon Nuhiu, Fitore Jashari dhe Gani Veseli.
Sonte jepet shfaqja “Çelësin e zemrës e ka ajo” nga teatri shëtitës “Çajupi” e Zonja e Bujtinës Tiranë, në regji e Kiço Londos.


Leave a Reply