Mbi 2 mijë raste të dhunës në familje në Kosovë për nëntë muaj, 1,206 raste ende të pazgjidhura

Mbi 2 mijë raste të dhunës në familje janë raportuar në Kosovë gjatë nëntë muajve të parë të vitit 2026, duke rikthyer vëmendjen te siguria e qytetarëve dhe reagimi i institucioneve ndaj kësaj dukurie.

Sipas të dhënave të Policisë së Kosovës, nga janari deri në shtator janë regjistruar 2,052 raste, me gjithsej 2,138 viktima. Prej tyre, 1,626 janë gra dhe 512 burra.

Prishtina prin për nga numri i viktimave, me 695 raste të evidentuara, prej të cilave 550 janë gra. Ndërkohë, në 176 raste është raportuar përsëritje e dhunës.

Shqetësuese mbetet edhe situata në sistemin gjyqësor. Sipas të dhënave të Këshillit Gjyqësor të Kosovës, 1,206 raste të dhunës në familje vazhdojnë të jenë të pazgjidhura, ndërsa 909 janë zgjidhur gjatë nëntë muajve të parë të vitit.

Publikimi i këtyre statistikave vjen pas vrasjes së Arlinda Zekajt në Pejë, rast që ka nxitur reagime të shumta publike dhe protesta me kërkesa për përgjegjësi institucionale dhe mbrojtje më të mirë të viktimave.

Të dhënat nënvizojnë rëndësinë e raportimit të dhunës, reagimit të shpejtë të institucioneve dhe trajtimit me prioritet të rasteve kur viktimat kanë shprehur më parë frikë për sigurinë e tyre.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *