Buxheti 2027 arrin në 4.27 miliardë euro, Qeveria miraton projektligjin

Qeveria e Kosovës ka miratuar projektligjin për ndarjet buxhetore për vitin 2027, me një vlerë të përgjithshme prej 4.27 miliardë eurosh. Projektbuxheti u miratua në mbledhjen e nëntë të Qeverisë, më 2 nëntor, ndërsa tash pritet t’i përcillet Kuvendit për shqyrtim dhe votim.

Sipas vendimit të publikuar nga Qeveria, ky buxhet përfshin ndarjet financiare për institucionet publike dhe sektorët kryesorë të vendit. Nga shuma e përgjithshme, 908 milionë euro janë paraparë për komunat.

Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka bërë të ditur se projektbuxheti është rreth 200 milionë euro më i lartë se buxheti i rishikuar për vitin 2026 dhe 300 milionë euro më i lartë se buxheti fillestar i atij viti.

Miratimi në Qeveri është vetëm njëri nga hapat e procesit, pasi projektligji duhet të kalojë edhe në Kuvend për t’u bërë buxhet zyrtar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *