Fatmir Sheholli përballet me akuzat për spiunazh dhe shantazh, deklarohet i pafajshëm: Nuk e pranoj fajësinë

auto 9ef8206c 22f3 4a38 909a 8ed98f24c55a1788770492

Në Gjykatën Themelore ka nisur seanca fillestare ndaj Fatmir Shehollit, i cili akuzohet për veprat penale “Spiunazh” dhe “Shantazh”.

Pas leximit të aktakuzës nga Prokurori i Specializuar, Sheholli është deklaruar i pafajshëm para Gjykatës, duke thënë se nuk e pranon fajësinë për akuzat që rëndojnë ndaj tij.

Ndërkohë, avokati mbrojtës Mentor Neziri ka bërë të ditur se mbrojtja tërhiqet nga e drejta për të kërkuar hedhjen e aktakuzës.

“Ne tërhiqemi nga e drejta e hedhjes së aktakuzës. Dëshirojmë të fillojmë menjëherë me shqyrtimin gjyqësor, posa Gjykata ta ketë mundësinë që ta shqyrtojë këtë seancë”, ka deklaruar avokati.

Në këtë mënyrë, mbrojtja ka kërkuar që procedura të vijojë sa më shpejt drejt shqyrtimit gjyqësor, pa shfrytëzuar afatin 30-ditor për kundërshtimin e aktakuzës dhe provave.

Edhe i pandehuri, Fatmir Sheholli, është deklaruar se heq dorë nga e drejta për të paraqitur kërkesë për hedhjen e aktakuzës dhe kundërshtimin e provave të përfshira në të.

Gjykata i ka njoftuar palët se, meqë çështja do të vazhdojë në shqyrtim gjyqësor, rasti do të gjykohet nga një trup gjykues. Sipas Gjykatës, caktimi i anëtarëve të trupit gjykues bëhet në mënyrë automatike dhe, për këtë arsye, aktualisht nuk është e mundur të caktohet menjëherë data e seancës së shqyrtimit gjyqësor.

Palët janë njoftuar se, posa të përfundojnë këto procedura, do të informohen në kohë për datën dhe orën e seancës së shqyrtimit gjyqësor.

Me këtë, seanca fillestare ndaj Fatmir Shehollit ka përfunduar. Në seancë ishte i pranishëm edhe Nenad Rashiq, në cilësinë e të dëmtuarit.

Akuzat për lidhje me BIA-n

Rasti ndaj Shehollit lidhet me pretendime për kontakte dhe lidhje me shërbimin inteligjent serb BIA. Në dosjen e rastit përmenden materiale dhe komunikime, të cilat prokuroria i konsideron prova në kuadër të hetimeve.

Sipas aktakuzës, Sheholli, nga një datë e papërcaktuar deri më 9 tetor 2025, në cilësinë e personit të rekrutuar nga Shërbimi Informativ i Serbisë, i njohur si “BIA”, e ka ndihmuar veprimtarinë e këtij shërbimi, duke vepruar sipas urdhrave dhe detyrave të zyrtarëve të tij.

Ai akuzohet se ka mbledhur, siguruar dhe përcjellë përmes mesazheve telefonike të dhëna, informacione dhe dokumente lidhur me aktivitetet politike, gjendjen e sigurisë dhe funksionimin e institucioneve të Republikës së Kosovës.

Sheholli akuzohet gjithashtu për veprën penale “Shantazh”. Sipas aktakuzës, gjatë periudhës nga viti 2022 deri në dhjetor 2025, ai ka shantazhuar të dëmtuarin A.J., duke e detyruar të veprojë në dëm të pasurisë së tij, në një shumë që tejkalon 13 mijë euro.

Sheholli i ka mohuar akuzat dhe është deklaruar i pafajshëm për veprat penale për të cilat po përballet me proces gjyqësor.

The New Mediteran Hotel - Villa Edition (Ulqin)
Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Related Posts