Punimi  “Embrioni i shtatëzanisë”, i piktorit  Jetullah Haliti-Eti, ekspozohet në Martini të Zvicër

IMG 20260814 WA0001

Piktori i njohur Jetullah Haliti-Eti, do të merr pjesë në ekspozitën kolektive të artistëve ndërkombëtar në Galerinë Manoir  në qytetin Martini të Zvicrës.

Piktori, tregon se  ekspozita realizohet në kuadër të 150 vjetorit të themelimit të galerisë.

“Në këtë ekspozitë marr pjesë me punimin nga cikli ,,Embrioni i shtatëzanisë”, i cili punim i takon stilit “Profondist’ Eti. Stil i cili më tepër është i njohur në Zvicër dhe Evropë sesa në Kosovë”, tha piktori Jetullah Haliti.

Sipas tij ky punim është realizuar në vitin 2024, teknika e kombinuar me dimension 51×51″.

Ai tregoi se ekspozita mbahet me 23 tetor dhe mbyllet me 15 janar 2027 në Galerinë Manoir  në qytetin Martini të kantonit Valais.

Piktori i shquar evropian e më gjerë, Jetullah Haliti Eti, po ashtu do të ekspozoi
krijimtarinë  e tij edhe në ekspozita personale dhe kolektive  të cilat do të mbahen gjatë vitit.

The New Mediteran Hotel - Villa Edition (Ulqin)
Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Related Posts