I doli përpara për të mbrojtur nënën, 22-vjeçari përleshet me të atin/ Arrestohet shqiptari në Itali

auto 640 0 1709627960xpolicia italiane 6441786296377

Një 43-vjeçar me origjinë shqiptare është arrestuar në Rimini, pasi dyshohet se prej vitit 2020 ushtronte dhunë ndaj bashkëshortes dhe fëmijëve.

Rasti i fundit ndodhi më 5 gusht, në një hotel në Viserbella.

I biri 22-vjeçar ndërhyri për të mbrojtur nënën, por u godit nga babai.

I riu arriti ta neutralizonte deri në mbërritjen e karabinierëve, ndërsa pësoi dëmtime që kërkojnë 10 ditë trajtim.

Gruaja kishte denoncuar bashkëshortin një ditë pas një tjetër episodi dhune, ndërsa më 4 gusht ai dyshohet se e kërcënoi edhe në vendin e punës.

Prokuroria ka kërkuar paraburgimin e 43-vjeçarit për shkak të rrezikut të përsëritjes së dhunës.

The New Mediteran Hotel - Villa Edition (Ulqin)
Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Related Posts