Fitore e Kosovës U18 ndaj Britanisë së Madhe

FB IMG 1786197296465

Kombëtarja U18 e Kosovës në hendboll ka shënuar fitore ndaj Britanisë së Madhe në kuadër të “Men’s 18 EHF Championship II”.

Të shtunën në Telavi të Gjeorgjisë, Kosova U18 fitoi me rezultatin 24:22.

Kombëtarja jonë ka dominuar nga fillimi. Pas pjesës së parë rezultati ishte 15:5 në të mirë të Kosovës.

Në pjesën e dytë rastin e fituan të gjithë lojtarët, ndërsa britanikët u afruan në rezultat. Por pa rrezikuar fitoren e Kombëtares sonë.

Arbian Thaqi i shënoi shtatë gola. Eltijon Hoxha i kishte katër, sa edhe Dorart Ramadani.
Të dielën Kombëtarja jonë luan për vendin e tretë.

The New Mediteran Hotel - Villa Edition (Ulqin)
Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Related Posts