PSE ENDE NUK HAPEN ZYRTARISHT VENDKALIMET KUFITARE?

IMG 0715

Publicisti e veprimtari Refik Hasani ka ngritur sërish çështjen e mosfunksionalizimit zyrtar të vendkalimeve kufitare Dobrosin, Breznic, Llojan, Muhoc dhe Kapi.

IMG 0716

Sipas tij, mos hapja zyrtare e këtyre pikave kufitare vazhdon t’u krijojë pengesa dhe vështirësi qytetarëve në të dy anët e kufirit, duke penguar forcimin e lidhjeve familjare, kulturore dhe tregtare, dhe duke kufizuar lëvizjen e lirë dhe bashkëpunimin ndërkufitar.

Hasani vlerëson se kjo situatë paraqet një standard të dyfishtë nga Bashkimi Evropian, duke theksuar se lëvizja e lirë e qytetarëve është një nga parimet themelore evropiane dhe se Serbia duhet të përmbushë obligimet që burojnë nga normat, rregullat dhe konventat evropiane.

“Mos zyrtarizimi i këtyre vendkalimeve kufitare është pengesë për qytetarët dhe cenon të drejtën e tyre për lëvizje të lirë”, thekson profesori nga Bujanoci Refik Hasani.

The New Mediteran Hotel - Villa Edition (Ulqin)
Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Related Posts