Konfirmohen 17 raste me fruth në Kosovë, asnjë nuk ishte i vaksinuar

auto image1779282161

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka njoftuar se nga data 16 prill deri më 20 maj 2026 janë konfirmuar zyrtarisht 17 raste me fruth në vend. Sipas të dhënave të publikuara nga IKShPK-ja, të gjitha rastet e konfirmuara kanë qenë te persona të pavaksinuar me vaksinën MMR (kundër fruthit, shytave dhe rubellës) dhe të gjithë kanë marrë trajtim spitalor, gjë që dëshmon për potencialin e lartë të komplikimeve që sjell ky virus.

Numri më i madh i rasteve është regjistruar në Ferizaj me gjithsej gjashtë raste, i pasuar nga Prishtina me katër raste dhe Kaçaniku me tre raste. Ndërkaq, nga një rast i prekur është raportuar edhe në Lipjan, Fushë Kosovë, Gjilan dhe Shtime.

Për shkak të natyrës shumë ngjitëse të sëmundjes dhe rrezikut për përhapje të mëtejshme, IKShPK u bën thirrje urgjente prindërve që të kontrollojnë kartelat e vaksinimit të fëmijëve dhe të kryejnë vaksinimin në qendrat e mjekësisë familjare. Po ashtu, rekomandohet shmangia e kontakteve me persona që shfaqin simptoma si temperaturë e lartë, skuqje në lëkurë, kollë apo rrufë, ndërsa personat me simptoma të dyshimta duhet të paraqiten menjëherë në institucionet shëndetësore.

Në terren tashmë po zbatohen masa konkrete për menaxhimin e situatës, duke përfshirë identifikimin e fëmijëve të pavaksinuar, kontaktimin e prindërve dhe angazhimin e ekipeve mobile për vaksinim, veçanërisht në zonat me mbulueshmëri më të ulët. IKShPK rikujton se vaksinimi mbetet mënyra më efektive dhe më e sigurt për parandalimin e fruthit dhe mbrojtjen e shëndetit publik.

“Vaksinimi mbetet mënyra më efektive dhe më e sigurt për parandalimin e fruthit dhe mbrojtjen e shëndetit publik”, ka rikujtuar IKShPK-ja. 

The New Mediteran Hotel - Villa Edition (Ulqin)
Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Related Posts
LIVE

SOT Radio 98.4 FM

Now Playing
/* SAVE STATE */ audio.addEventListener('play', () => { localStorage.setItem('radioPlaying', 'true'); }); audio.addEventListener('pause', () => { localStorage.setItem('radioPlaying', 'false'); }); /* RESTORE STATE */ window.addEventListener('load', async () => { const wasPlaying = localStorage.getItem('radioPlaying'); if(wasPlaying === 'true'){ try{ await audio.play(); icon.src = pauseIcon; } catch(err){} } });