Shahini:Mbi 3 miliardë euro në gjumë, ekonomia e Kosovës pa investime kapitale

Agim Shahini

Miliardat e Kosovës që nuk punojnë për ekonomi vendor të Kosovës.

Aleanca Kosovare e Bizneseve, shpreh shqetësim të thellë për mënyrën se si miliardat e qytetarëve të Kosovës, të akumuluara në Fondin e Kursimeve Pensionale (TRUST), vazhdojnë të mbesin jashtë funksionit të zhvillimit ekonomik të vendit.

Deri në fund të vitit 2025, ky fond ka arritur mbi 3.2 – 3.4 miliardë euro, me rreth 250 – 300 milionë euro kontribute të reja çdo vit dhe kthim mesatar prej 4% – 7%, që gjeneron deri në 200 milionë euro fitim vjetor.

Megjithatë, përkundër këtij potenciali të jashtëzakonshëm financiar
ekonomia vendore mbetet e dobët,
bizneset përballen me mungesë serioze të kapitalit,papunësia vazhdon të jetë e lartë,
ndërsa importi dominon tregun.

AKB, vlerëson se është e papranueshme që një fond me përmasa miliardëshe të mos ketë ndikim të drejtpërdrejtë në zhvillimin ekonomik të vendit.

Nuk kërkohet rrezikim i kursimeve pensionale, por mungesa e vizionit dhe vendimmarrjes strategjike po e pengon shfrytëzimin e një pjese të këtij kapitali në projekte të sigurta dhe zhvillimore brenda Kosovës.

AKB, kërkon krijimin urgjent të mekanizmave ligjorë dhe financiarë për investime të sigurta brenda vendit ,orientimin e një pjese të fondeve në sektorë strategjikë si energjia, prodhimi dhe infrastruktura,
ndërtimin e instrumenteve që mbështesin drejtpërdrejt bizneset vendore.

Në të kundërtën, Kosova do të vazhdojë të përballet me një paradoks të rrezikshëm një fond gjithnjë e më të madh financiar,
por një ekonomi gjithnjë e më të dobët dhe të varur nga importi.

Agim Shahini, kryetar i AKB-ës thekson se kjo nuk është vetëm çështje financiare, por çështje e mungesës së vizionit shtetëror dhe përgjegjësisë institucionale ndaj zhvillimit ekonomik vendor dhe mirëqenies së qytetarëve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Related Posts