Ndalohet shtetasi serb në Jarinje, i konfiskohen materiale nacionaliste

850x600 auto Jarinje1543736488 600x3601745316478 1

Në pikëkalimin kufitar në Jarinje, njësitet policore kanë ndaluar dhe kontrolluar një automjet me targa të Serbisë, i drejtuar nga një shtetas i Serbisë, në orët e para të ditës së djeshme.

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, gjatë kontrollit të realizuar nga njësiti policor në vijën e dytë të kontrollit, tek i dyshuari është gjetur dhe konfiskuar një sprej OC, si dhe rreth 900 pamflete me përmbajtje nacionaliste.

Në konsultim me prokurorin lënda e rastit procedohet në procedurë të rregullt.”SPK. Jarinje 10.04.2026 – 01:10. Njësiti policor në vijën e dytë të kontrollit, kanë kontrolluar automjetin me targa serbe të drejtuar nga i dyshuari mashkull shtetas i Serbisë. Gjatë kontrollit ka gjetur dhe konfiskuar një sprej OC si dhe rreth 900 pamflete me përmbajtje nacionaliste. Në konsultim me prokurorin lënda e rastit procedohet në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftimin e Policisë. 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Related Posts