Ambasada e SHBA-së kujton 18-vjetorin e misionit në Kosovë

Screenshot 20260408 141746 Facebook

Më 8 prill të vitit 2008, Shtetet e Bashkuara të Amerikës e ndryshuan zyrtarisht statusin e tyre diplomatik në Kosovë. Në këtë ditë, Misioni i SHBA-së në Prishtinë u transformua nga një Zyrë në Ambasadë, duke u bërë titulli zyrtar i misionit Ambasada e SHBA-së në Prishtinë.

Në përvjetorin e kësaj dite, Ambasada amerikane në Prishtinë ka theksuar rëndësinë e këtij hapi në konsolidimin e marrëdhënieve diplomatike mes dy vendeve.

“Me Kosovën zyrtarisht si një shtet i pavarur dhe vendosjen e marrëdhënieve diplomatike, hapi tjetër ishte të reflektohej kjo marrëdhënie në praninë tonë diplomatike. Më 8 prill 2008, statusi i Misionit të SHBA-së në Prishtinë ndryshoi zyrtarisht nga Zyra e SHBA-së në Ambasadë të SHBA-së. Si rezultat, titulli zyrtar i misionit u bë Ambasada e SHBA-së në Prishtinë. Ky ndryshim pasoi vendosjen e marrëdhënieve diplomatike midis Shteteve të Bashkuara dhe Republikës së Kosovës më 18 shkurt 2008, një ditë pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës më 17 shkurt 2008”, thuhet në postimin e Ambasadës Amerikane.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Related Posts