Aksident i rëndë në Itali, humb jetën një grua shqiptare, edhe tre të plagosur

auto Screenshot 2026 04 07 1843511775582841

Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në Itali, ku një 62-vjeçare shqiptare ka humbur jetën dhe tre të tjerë janë plagosur.

Aksidenti ndodhi midis kabinave të pagesës Ankona Nord dhe Sud, në autostradën me drejtim për në Bolonja në kilometrin 218.

Një makinë u përplas me një automjet të rëndë, i cili thuhet se kishte ndaluar për shkak të një avarie, në një tunel.

Mediat italiane shkruajnë se u plagos shoferi 52-vjeçar, motra e viktimës dhe një djalë 10-vjeçar, i cili po trajtohet në spitalin Salesi.

Dy të rriturit e plagosur në përplasje u nxorën nga automjeti, ndërsa fëmija dhe gruaja mbetën të bllokuar në makinë.

Policia italiane po heton më shumë mbi shkaqet dhe rrethanat e aksidentit të rëndë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Related Posts