Legjenda e futbollit sllovak: Kosova, më e fortë se sa e imagjinonim

auto sllovaku1774369839

Legjenda e futbollit sllovak, Lubomir Moravcik, ka analizuar përballjen e ardhshme mes Sllovakisë dhe Kosovës, duke paralajmëruar një ndeshje mjaft të fortë.

Dy përfaqësueset do të ndeshen të enjten në stadiumin kombëtar në Bratislavë, me fillim nga ora 20:45, në një duel vendimtar për fazën “play-off”.

“Dardanët” synojnë një rezultat pozitiv për të siguruar kalimin në finale, ku mund të përballen me fituesin e çiftit tjetër Turqi-Rumani.

Para kësaj sfide, Moravçik ka pranuar se kishte një perceptim të gabuar për nivelin e kundërshtarit.

Ai theksoi se fillimisht mendonte që Kosova kishte vetëm disa lojtarë cilësorë, por realiteti, sipas tij, është ndryshe.

“Mendova se kishin dy ose tre yje si ne, por jo. Formacioni i tyre është i balancuar dhe me cilësi. Rezultatet në grup flasin vetë”, është shprehur ai.

Ish-mesfushori vlerësoi gjithashtu faktin që shumë lojtarë të Kosovës aktivizohen në kampionate të forta europiane, çka i bën më të përgatitur për ndeshje të tilla.

Megjithatë, ai theksoi se avantazhi i fushës mund të luajë rol kyç për përfaqësuesen vendase.

“Nuk mendojmë se do të vijë një Kosovë e vogël. Do të jetë një ndeshje shumë e vështirë”, përfundoi Moravçik, duke rritur pritshmëritë për një duel të fortë dhe të luftuar deri në fund.

The New Mediteran Hotel - Villa Edition (Ulqin)
Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Related Posts
LIVE

SOT Radio 98.4 FM

Now Playing
/* SAVE STATE */ audio.addEventListener('play', () => { localStorage.setItem('radioPlaying', 'true'); }); audio.addEventListener('pause', () => { localStorage.setItem('radioPlaying', 'false'); }); /* RESTORE STATE */ window.addEventListener('load', async () => { const wasPlaying = localStorage.getItem('radioPlaying'); if(wasPlaying === 'true'){ try{ await audio.play(); icon.src = pauseIcon; } catch(err){} } });