Hapet “Java e Frankofonisë”

Messenger creation 4EDE39DF 3C08 4375 95F0 54EBAAB55751

Ka filluar edicioni i 26-të i “Javës së Frankofonisë”, në kino Armata në Prishtinë, me një mbrëmje të veçantë në frymën e muzikës  dhe kulturës.

Në hapjen e këtij edicioni ka folur ambasadori i Francës në Kosovë, Olivier Guerot, kryeministri Albin Kurti dhe kryetari i Prishtinës, Përparim Rama.

Derisa isihin të pranishëm edhe ambasaodorët e diaa vendeve, kryetarja e kuvendit Albulena Haxhiu e zyrtarë tjerë.

Linda Rukaj, e shoqëruar në piano nga Antonio Fjerca, sollën një performancë unike plot emocion dhe elegancë.

Ky edicion mbahet në bashkëpunim me Ambasadën e Francës dhe Instituti Francez, Ambasadën e Belgjikës, atë të Zvicrës dhe Luksemburgut.

Kjo ngjarje tradicionale do të shënojë fillimin e një jave të mbushur me aktivitete të pasura kulturore, muzikore dhe edukativ.

Komuna e Gjilanit, këtë vit ka nderin të jetë “Kryeqyteti i Frankofonisë në Kosovë”, në kuadër të edicionit të XXVI të “Javës së Frankofonisë”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Related Posts