Miratohet buxheti për vitin 2026, hapet rruga për pagën e 13’të

Kuvendi Kosove 1

    Kuvendi i Kosovës e ka miratuar Ligjin mbi Ndarjet Buxhetore për vitin 2026, mes kundërshtimeve të opozitës.

    Projektligji u miratua në shqyrtim të dytë me votat e 62 deputetëve, teksa 36 ishin kundër.

    Vlera e buxhetit është rreth 4 miliardë euro.

    Kryeministri Albin Kurti kur ka prezantuar projektligjin, ka bërë me dije se ky ligj përfshin edhe pagën e 13’të në sektorin publik.

    Ai kishte thënë se kjo pagë do të ekzekutohet sapo të hyjë në fuqi Ligji për Buxhetin.

    Ministri i Financave, Hekuran Murati, deklaroi se ky është një buxhet emergjent dhe i përkohshëm.

    Prioritetet e komunave dhe Qeverisë, ai tha se mund të shtohen apo reflektohen kur të bëhet rishikimi, në muajt e ardhshëm.

    Nevojën për ta miratuar sa më shpejt buxhetin, ai e arsyetoi me bllokimin e prokurimeve të reja.

    “Asnjë projekt nuk mund të inicohet prokurimi për shkak se nuk ka buxhet dhe nuk mund të bëhet zotimi i mjeteve për shkak se nuk është buxheti në fuqi”, tha Murati, para se të votohej projektligji.

    PDK dhe LDK, nuk e përkrahin buxhetin, meqë nuk janë përfshirë amandamentet e tyre në projektligj.

    Leave a Reply

    Your email address will not be published. Required fields are marked *

    Related Posts