Me ndeshjen Spanja – Kosova, ka nisur Kampionati Mesdhetar për hendbollistet deri në moshën 16-vjeçare.
Kjo ngjarje e rëndësishme po zhvillohet në Pallatin e Rinisë dhe Sportit në Prishtinë.
Po marrin pjesë 12 ekipe kombëtare.
Ndeshjen mes Spanjës dhe Kosovës e fituan hendbollistet spanjolle me rezultat 39:13.
Në program sot janë edhe pesë ndeshje të tjera.
Nga gjashtë ndeshje zhvillohen deri të shtunën.