Qëndrimi në celular dëmton shpinën, fiozioterapistët: Më të rrezikuarit janë fëmijët

auto telefon1770558235

Qëndrimi i gjatë përpara telefonit apo kompjuterit është bërë pjese e pandashme e përditshmërisë sonë, por shpesh pa u vënë re sjell pasoja negative për shëndetin. Sipas ekspertëve përdorimi i vazhdueshëm i këtyre pajisjeve ndikon drejtpërdrejtë në qëndrimin e trupit duke shkatuar probleme me posturën e qafës apo shpinës.

“Vitet e fundit ne shohim që dhimbjet me origjinë cervikale dhe dhimbjet e qafës, janë më së shumti si pasojë e posturës dhe kontraksioneve muskulare. Kjo ka ardhur si pasojë e përdorimit në masë të teknologjive. Është një problem që vjen gradulisht, nuk krijohet brenda një jave, apo një muaj, por vjen si pasojë e qafës përpara.”, tha fizioterapisti Kleton Kadillari.

Fizioterapisti për Vizion Plus shpjegon disa nga simptomat më të zakonshme të cilët shfaqen si pasojë e problemeve me qafën.

Është një problem që na shkakton shumë komplikacione. Qafa në fazat fillestare na jep disa shenja, na jep disa kontraksione muskulare, ndjesi parehatie kur jemi para kompjuterit ose kur jemi duke studiuar dhe me kalimin e kohës këto simptoma fillojnë dhe agravohen duke shkuar deri në dhimbje koke, ndjesi të vjelle, marrje mendsh, mpirje duarsh, ndjesi djegie dhe ne kemi mjaft pacientë që shfaqin këto ankesa.”

Por si duhet të veprojmë për të shmangur këto problematika të qafës dhe shpinës?

“Në këtë rast fizioterapia na ndihmon shumë për të ulur dhimbjet për të riedukuar posturën, mirëpo nuk është e mjaftueshme, fizioterapia është në ato raste kur pacienti nuk arrin dot ta menaxhoj vetë. Pacienti duhet të kujdeset vetë për shpinën e tij edhe jo vetëm për qafën. Kjo fillon duke ndryshuar pozicionin, posturën para kompjuterit, ngrihet ekrani në nivelin e syve që qafa të mos shkojë përpara, kur mbajmë telefonin, shpatullat të jenë drejt koka të rri drejt. Në rast se qafa mban një peshë 4 deri në 5 kg të kokës kur koka është drejtë me cdo gradë përthyerje kjo peshë shumëfishohet dhe ky stresi i shkon qafës do japi kontraktura të vazhdueshme.”

Sipas fizioterapistëve vitet e fundit nuk kanë munguar as rasteve e moshave të reja përfshirë edhe fëmijë të cilët kërkojnë ndihmë për probleme të vazhdueshme me posturën e qafës apo shpinës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Related Posts