Kujdes në transit përmes Serbisë, veteranët rrezikohen nga arrestimi

auto 716480 g1SkXo0os11770499417

Për qytetarët e Kosovës, kalimi transit nga Serbia vazhdon të jetë i pasigurt. Ditë më parë, autoritetet serbe arrestuan Mitehat Llozhanin. Rasti nxiti reagimin e institucioneve vendore. Duke e parë këtë praktikë të Serbisë, nga Organizata e Veteranëve të Luftës bëjnë thirrje që mos të udhëtohet nëpërmjet shtetit serb.

Ndërkaq, ndërkombëtareve i është kërkuar të jetë më e ashpër me Serbinë.

Udhëtimi transit përmes Serbisë vazhdon të mbetet i pasigurt për shumë shqiptarë të Kosovës, veçanërisht ish-pjesëtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Një pasaportë e Republikës së Kosovës, një emër në listat serbe, apo ndonjë simbol kombëtar, kanë mjaftuar që shqiptarët e Kosovës, të bien në prangat e autoriteteve serbe.

Me të hyrë në Serbi, në kufi me Kroacinë ditë më parë u arrestua edhe shtetasi Mitehat Llozhani, veprim ky që vulos faktin se Serbia po vazhdon me praktikën e keqtrajtimit dhe arrestimit.

Ministria e Punëve të Jashtme ka thënë se Serbia po cenon normat dhe standardet ndërkombëtare për të drejtat e njeriut, për çka ka kërkuar nga bashkësia ndërkombëtare që të ushtroj presion ndaj saj.

Organizatat e dala nga lufta, vazhdojnë të bëjnë thirrje që veteranët e luftës mos të udhëtojnë nga shteti serb.

‘Ju kemi bërë thirrje veteranëve që mos të kalojnë nga Serbia sepse Serbia ka lista dhe i ndalon njerëzit. Për ne është e papranueshme për shkak se lëvizja është e lirë në gjithë Evropën. Por ne e dimë mentalitetin e Serbisë. I ftoj veteranët e UÇK-së që mos të kalojnë nga Serbia duke e ditur se Serbia është duke i ndaluar dhe mbajtur nga 2-3 vite në burg’, tha Hysni Gucati, kryetar i OVL-UÇK-së

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Related Posts