Haradinaj: Do të jemi gjithmonë krah personave me nevoja të veçanta

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka përcjellë një mesazh të fuqishëm solidariteti dhe përkrahjeje për personat me nevoja të veçanta, duke theksuar se ata meritojnë vëmendje, dinjitet dhe mbështetje të vazhdueshme nga institucionet dhe shoqëria.

“Personat me nevoja të veçanta nuk kanë nevojë për keqardhje, por për përkrahje të sinqertë dhe mundësi të barabarta. Ata janë pjesë e pandashme e shoqërisë sonë dhe ne do të jemi gjithmonë krah tyre,” u shpreh Haradinaj.

Ai theksoi se angazhimi i tij politik do të jetë i përqendruar në përmirësimin e jetës së kësaj kategorie, duke garantuar qasje më të mirë në shërbime publike, arsim, punësim dhe përfshirje të plotë shoqërore.

“Askush nuk duhet të ndihet i harruar apo i lënë pas,” përfundoi Haradinaj.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Related Posts