Katër persona, mes tyre tre zyrtarë të gjykatave në Ferizaj dhe Gjakovë dhe një avokat, janë arrestuar nën dyshimet për keqpërdorim të detyrës zyrtare dhe ushtrim të ndikimit.
Sipas Policisë së Kosovës, aksioni është zhvilluar më 24 nëntor në dy lokacione të rajonit të Ferizajt, në koordinim me Prokurorinë Themelore në Prishtinë.
Të dyshuarit dyshohet se kanë ushtruar ndikim në proceset dhe afatet kohore të shpalljes së vendimeve gjyqësore, si dhe në çështje që lidhen me punësimin.
Gjatë kontrolleve, policia ka sekuestruar katër telefona celularë, dy shtëpiza kompjuterësh dhe dokumentacion relevant për hetimet.
Me vendim të prokurorit, të katër personat janë ndaluar për 48 orë. Hetimet po vazhdojnë për të sqaruar plotësisht rastin.
Personat e arrestuar konsiderohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të vërtetohet me vendim të formës së prerë të gjykatës.


Leave a Reply