Ndërpritet qarkullimi i trenave në Kosovë pas grevës së punëtorëve të Infrakosit

 njoftimi, ndërmarrja Trainkos kishte informuar udhëtarët se ndërprerja e shërbimeve infrastrukturore do të ndikonte drejtpërdrejt në funksionimin e linjave hekurudhore.

Sipas njoftimit, treni që niset nga Prishtina në orën 07:50 ishte paraparë ta ndërpriste qarkullimin në Fushë Kosovë, ndërsa nga ora 08:00 do të ndalohej ofrimi i shërbimeve infrastrukturore edhe për trenat e tjerë.

Trainkos kishte paralajmëruar se të gjithë trenat do të mbeteshin jashtë funksionit deri në normalizimin e situatës dhe rikthimin e shërbimeve nga Infrakos.

Greva e punëtorëve të infrastrukturës hekurudhore ka rikthyer vëmendjen te kërkesat e punonjësve për përmirësimin e kushteve të punës dhe çështjet që lidhen me pagat.

Udhëtarët janë këshilluar që para nisjes të informohen për gjendjen e linjave dhe njoftimet zyrtare të ndërmarrjeve përgjegjëse për transportin hekurudhor. 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *