,

Diskutohet për kinematografinë dhe inteligjencën artificiale

Në kuadër të edicionit të 26-të të Festivalit të Filmit Frankofon në Kosovë, u mbajt konferencë kushtuar kinematografisë dhe inteligjencës artificiale.

Në Institutin Francez të Kosovës, të pranishmëve i uroi mirëseardhje drejtori Eduard Mayoral.

Takimi u moderua nga Laetitia Kulyk, me pjesëmarrjen e Blerta Zeqirit, Durim Klaiqit, Ruza Vrdoljak Licinës dhe Vullnet Sanajës, ku u diskutua lidhur me format e reja të krijimtarisë, transformimet e kinemasë dhe ndikimin e inteligjencës artificiale në sektorin audiovizual.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *