Britania bën thirrje për njohje të Kosovës

auto Screenshot 2026 04 09 1757021775750273

Përfaqësuesja e Britanisë së Madhe në Këshillin e Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara ka bërë thirrje që sa më shumë anëtarë të OKB-së ta njohin Kosovën si shtet.

Tek ka kujtuar se është ndër shtetet e para që ka njohur Kosovën, përfaqësuesja e Britanisë ka thënë se njohja e Kosovës është esenciale për stabilitet afatgjatë.

Gjithashtu ka vlerësuar procesin e zgjedhjeve dhe si hap konstruktiv zgjidhjen për zbatimin e Ligjit për të huajt.

Ka përsëritur thirrjen që Serbia të ulë tensionet dhe t’i vërë para drejtësisë përgjegjësit e sulmit terrorist në Banjskë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Related Posts