kapet i shumëkërkuari me urdhër arrest ndërkombëtar për trafikim narkotikësh

auto KOSOVE1775485707

Policia e Kosovës, konkretisht ekipi për gjurmimin e personave me fletarrest vendor dhe ndërkombëtar, ka realizuar një operacion të suksesshëm policor

Gjatë këtij operacioni është ndaluar një person i kërkuar me urdhër arrest ndërkombëtar nga shteti i Gjermanisë për vepra penale që ndërlidhen me trafikimin e narkotikëve.

I dyshuari është identifikuar dhe ndaluar në përputhje me procedurat ligjore në fuqi.
Gjatë legjitimimit, i njëjti ka paraqitur dokumente identifikimi të huaja me të dhëna që dyshohet se i përkasin një personi tjetër.

Lidhur me rastin është njoftuar prokurori kompetent nga Departamenti për Krime të Rënda.

Me vendim të prokurorit, ndaj të dyshuarit është shqiptuar masa e ndalimit.

Personi i arrestuar është dërguar në Qendrën e Ndalimit për procedura të mëtejme ligjore.

Policia e Kosovës mbetet e përkushtuar në zbatimin e ligjit dhe bashkëpunimin ndërkombëtar në luftimin e kriminalitetit.

Veprimet e mëtejme do të ndërmerren në koordinim me autoritetet kompetente vendore dhe ndërkombëtare.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Related Posts