Haziri: Do të dal në Llabjan dhe do t’i ndal hyrjet për në Gjilan

Kryetari i Degës së Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) në Gjilan, njëherësh kandidat për deputet në Kuvendin e Republikës së Kosovës, Lutfi Haziri, ka deklaruar në tubimin hapës të fushatës se do ta mbajë përgjegjëse çdo qeveri që del pas zgjedhjeve të 28 dhjetorit nëse nuk i përmbush premtimet e dhëna për qytetarët e Gjilanit pesë vite më parë.

“Ku është projekti i autostradës? Ku është projekti i impiantit, i kolektorëve, i stadiumit, i ndërtesës së Komunës, i qendrës së qytetit? Nëse është e nevojshme, do t’i bllokoj hyrjet në Llabjan, Radivojc dhe Crep. Asnjë njeri i gjallë nuk do të hyjë në Gjilan pa u përmbushur këto premtime,” u shpreh Haziri.

Më tej, ai vlerësoi lart kandidatët për deputetë nga Gjilani: Valentina Bunjaku, Afërdita Balaj, Rexhep Selimi, Arbër Ismajli, Xhyljane Ibrahimi dhe Besim Guda, duke theksuar se ky është ekipi më i mirë që Gjilani ka pasur ndonjëherë.

Sipas Hazirit, ky ekip përfaqëson shpresën e fundit për zhvillimin dhe rikthimin e vëmendjes institucionale ndaj qytetit të Gjilanit.

Exit mobile version