Të drejtat e njeriut apo padrejtësia ç’njerëzore

Luftërat; hakmarrjet; përvetësimet dhe padrejtësitë bëhen nga ligësia njerëzore me motive të ulëta përfituese për të përvetësuar diçka që neve nuk na takon!

Po e citoj një fjalë timen këtu: “çdo njeri ka të drejtë ti jetoj dhe shijojë të gjitha dëshirat e tij, mirëpo pa i lënduar të tjerët.”

Në kohën që ne po jetojmë, duke e llogaritur edhe kohën që paraardhësit tanë kanë jetuar, e duke mos harruar edhe kohën që do të jetojnë brezat e ardhshëm sa të egzistojë njerëzimi, mënyrat e jetesës nuk do të ndryshojnë asnjëherë… me përjashtim të faktorëve me të cilët do të përballen gjeneratat!

Krimi ndodhë kur dikujt i bëhet padrejtësi, e me këtë rast dikush bëhet viktimë e atij krimi! Në botën e zhvilluar ku njerëzit jetojnë me rregulla të shkruara dhe të zbatuara nga pjesa dërmuese e atyre shtetasve, krimet mund të jenë ekonomike në masë të madhe, por jo krime ndaj njeriut!

Në vendin tonë që llogaritemi si vend në zhvillim, krimet ndodhin në shumë dimensione, e kryesishtë kanë ndodhur nga zyrtarët ligjëzbatues…. në shoqërinë tonë, janë të shumta rastet që zyrtarët shtetëror janë të përfshirë në botën kriminale, mirëpo mungesa e sistemit kontrollues ka bërë që këto krime të mos trajtohen në masë të madhe!

Dhuna është akti më barbarë që mund të përdorë apo përjetojë një njeri, madje dhuna është akt barbarë të përdoret edhe ndaj kafshëve… andaj thuaj STOP DHUNËS nga cilido dimension që përdoret ajo.

Yll ISUFI

Exit mobile version